
Aktorja Monika Lubonja i është përgjigjur akuzës që i është bërë disa javë më parë nga miku i ish-bashkëshortit të saj të ndjerë Leandër P.
Ai e akuzonte aktoren se deklaratat për tradhtinë e ish-burrit nuk janë të vërteta. Por çfarë thotë aktorja? Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri thotë se është një thashethem skandaloz. Monika ka mohuar që të ketë akuzuar ish-burrin për tradhti. E ftuar në emisionin “ABC e pasdites” ajo tha:
Është totalisht shtrembërim. Është një thashethem skandaloz. U hodh nga Sheila një temë bisede: A do ta falni ju tradhtinë? Kur folën të gjithë banorët, fola dhe unë.
Dhe unë kam thënë: “Nëse në një moment ti e do shumë një njeri, patjetër dhe mund ta falësh”. Ky ka qenë sensi i bisedës, por nuk e kam pasur për ish-bashkëshortin tim. Kjo ka qenë një temë shumë e pisët që është luajtur nga njerëzit që kanë hedhur akuza mbi statusin tim. Unë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me bashkëshortin tim. Ne thjesht jemi divorcuar sepse nuk shkonim me njëri tjetrin dhe për mos të filluar këto problemet që dalin në çift dhe për vajzën tonë, për të qenë të ndershëm me veten, atëherë menduam për sa kohë marrëdhënia jonë nuk shkon divorci është zgjidhja më e mirë. Kemi qenë njerëzit më të shkëlqyer për sa i përket kësaj pikëpamje.
Në kohën kur aktorja ishte pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ emri i saj u lakua shumë në media. Në një diskutim brenda shtëpisë mbi tradhtinë u përfshi dhe Monika ku në komentet e saj la të kuptojmë se edhe aktorja ishte tradhtuar nga ish- bashkeshorti Genc Pasko, zv. Ministër i Turizmit në Shqipëri i cili ndërroi jetë disa muaj më parë si pasojë e COVID. Miku i Paskos, pas deklaratave të aktores, publikoi një koment në rrjetet sociale, i cili më pas u mor nga mediat dhe u bë kryefjalë e portaleve. “Po si mund të flasësh kështu për të ndjerin mikun tim Gencin?? Po ti qenke vërtet një femër e ulët, një ndyrësi!! Po ti mendon se ne nuk e dimë se ishe pikërisht ti ajo që fillove tradhtitë e njëpasnjëshme???”-shkruante personazhi Leandër P..