Varianti i ri i Omicron ka një simptomë të re që shfaqet gjatë natës

12 July 2022, 09:42Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Varianti i ri i Omicron ka një simptomë të re që shfaqet
Covid

Ndërkohë që rastet e reja me Covid po rriten, është shumë e rëndësishme të jeni vigjilentë dhe të jeni të vetëdijshëm për shenjat dhe simptomat e virusit.

Profesori Luke O'Neill i Kolegjit Trinity, ka hedhur dritë mbi një simptomë të re të variantit BA.5, e cila mund të shfaqet gjatë natës, djersitja gjatë natës.

"Sëmundja ka ndryshuar paksa sepse edhe virusi ka ndryshuar. Por kemi njëfarë imuniteti ndaj tij dhe kombinimi i luftës imunitare dhe virusit mund të shkaktojë një sëmundje pak ndryshe, dhe djersitjet e natës janë një veçori”, shton ai.

Temperatura, dhimbja e fytit, rrjedhja e hundës, lodhja, dhimbja e trupit dhe problemet gastrointestinale vazhdojnë të jenë disa nga simptomat e zakonshme të raportuara të Omicron dhe nënvarianteve të tij.

 

 


Video