Ushtarët rusë futen në ashensor për të shkuar në majë të ndërtesës, ukrainasit i fikin dritat

5 March 2022, 21:01Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ushtarët rusë futen në ashensor për të shkuar në

FOTOLAJM/ Populli ukrainas po përpiqet t’i bëjë rezistencë me çdo mënyrë pushtimit rus. Një formë ‘kundërshtie’ është dhe ideja që ka patur administratori ukrainas i një pallati.

Në rrjet është shpërndarë masivisht fotoja e disa ushtarëve rusë që kanë mbetur të bllokuar për disa minuta në një ashensor, pasi u ndërpre energjia elektrike.

Ushtarët ishin futur në ashensor për të shkuar në majë të ndërtesës, në mënyrë që të kontrollonin zonën nga lart, por plani i tyre rezultoi jo dhe aq i lehtë.



 

 


Video