Moderatorja Valbona Mhilli ka reaguar pas largimit nga Radio Televizioni Shqiptar, ku prej kohësh drejtonte emisioin “Mirmëngjes Shqipëri” së bashku me kolegun Ermal Qorri.
Në rrjet kanë qarkulluar zëra se dyshja është pushuar nga puna për shkak të gafave që kanë bërë gjatë transmetimi. Por të dy e kanë mohuar se është kjo arsyeja, duke thënë se janë larguar me dëshirë.
Në reagimin e saj, Mhilli thotë se po “linçohet” për lapsuset njerëzore që ajo ka bërë, ndërsa falënderon ata që e kanë ndjekur dhe mbështetur gjatë kësaj periudhe.
Në një episod, ajo ngatërroi shqiptimin e emrit të kampit famëkeq të përqëndrimit “Auschwitz”, si dhe fjalën “Holokaust”. Gjithashtu, teksa kujtoi “Mesharin e Gjon Buzukut”, në një episod tjetër, ajo tha se është shkruar 2 shekuj më parë.
Mesazhi i Mhillit:
Nga sot nuk jam me pjesë e RTSH.
Kam vendosur me dëshirë dhe vetëdije të plotë të mos jem më pjesë e programit të mëngjesit në këtë ekran, që me aq dashuri dhe përkushim ju dhashë me muaj të tërë. Shërbeftë ky “linçim” i imi publik mbi lapsuset njerezore si një pikënisje drejt medias së lirë, moderne dhe cilesore në Shqipëri.
Faleminderit të gjithëve ju që më keni ndjekur dhe më keni dhënë forcë e energji për të buzëqeshur çdo ditë në ekran ,pavarësisht problemeve që ju nuk i shihni nga televizorët tuaj.
Po e mbyll këtë sqarim dhe “Mea Culpa” me shprehjen e Krishtit: “Le ta hedhë gurin e parë ai që s’ka mëkatuar kurrë”, sepse dihet që gurin gjithmonë e hedhin të parët ….mëkatarët më të mëdhenj.
Me dashuri, Valbona.
Shihemi