Rruga me turbulencat vdekjeprurëse që ka parë më shumë se 100 të vdekur

22 May 2024, 14:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rruga me turbulencat vdekjeprurëse që ka parë më shumë

Fluturimi i frikshëm i Singapore Airlines nga Londra në Singapor ndodhi përmes nje zone të frikshme e quajtur Konvergjenca Ndërtropikale.

Ky fluturim pati një përfundim fatal për shkak të turbulencave të rënda të cilat e bënë avioni të rrëzohej rreth 6 mijë metra në vetëm tre minuta. Ky aksident ajror i mori jetën një 73-vjeçari i cili u hodh rreth 37 mijë metra mbi oqeanin Indian. Gjithashtu nga ky aksident mbetën të plagosur 30 persona të cilët shtatë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Zona rreth gjirit të Bengalit njihet si zonë turbulencash, pilotët e dinë këtë gjë por shanset për ta shmangur këtë zonë për fluturim janë shumë të pakta. Zona e quajtur “Konvergjenca ndërtropikale” njihet për stuhitë e mëdha dhe famëkeqe. Sipas “Dailystar” stuhitë shfaqen shpesh në ekranet e pilotëve por shpeshherë është e pamundur të anashkalohen plotësisht, pasi këto shtrihen në mbi 50 milje detare.

Këtë zonë e njohin më shumë marinarët të cilët gjithashtu janë të prekur nga kjo gjë. Ata hasin problem me ajrin e qetë të zonës e cila i detyron ata të kenë një lundrim shumë të ngadaltë dhe t’i mbajë mbërthyer anijet për ditë të tëra pas detit.

Këtë marinarët e quajnë “zona e përgjumjes” dhe kjo zonë ndodhet shumë pranë ekuatorit dhe shfaqet më shumë si brez resh dhe stuhish të formuara dhe vendi ku takohen erërat veriore me ato jugore. Dielli i nxehtë në këtë zonë dhe deti ngrohtë ngrohin ajrin duke e bërë të gjallë dhe duke e ngritur derisa ai arrin një lartësi që ftohet sërish shumë shpejt.

Kjo gjë çon në një rrjedhë stuhish të pamëshirshme dhe gjithashtu ndryshimet sezonale në këtë vendndodhje spikatin stinët e lagështa gjithashtu edhe të thata të këtyre rajoneve tropikale. Ky vend, ITCZ, është i njohur për këto stuhi që nga viti 2009 ku një avion i Air France, është rrëzuar dhe vrau 228 persona në bordin e udhëtimit nga Parisi në Rio de Janeiro.


Video