Donald Veshaj, Romeo Veshaj dhe Elgit Doda kanë publikuar bashkëpunimin më të ri me titull “Picasso”. Edhe këtë herë, treshja kanë tërhequr vëmendje përmes tekstit, veçanërisht me pjesën e Donaldit.
Kjo pasi duket mjaft qartë që është një dedikim për Bora Zemanin, me të cilën Donaldi dëshiron që të ribashkohet.
E dhe fansat e kanë lidhur tekstin e kënduar nga Donaldi me Bora Zemanin.
Pjesë nga teksti i Donaldit:
“Ma tha truri për me t’puth
Ma tha truri për me t’humb
Ma tha truri për me t’lut
Ma tha truri për me vujt”
Fansat menjëherë kanë lënë komente për fragmentin e kënduar nga aktori duke shkruar se ky është një dedikim për ish të dashurën e tij Bora Zemanin.
“Ma tha truni për me t’puth Ma tha truni për me t’hup Ma tha truni për me t’lut Ma tha truni për me vujt Kështu e tha??????? Veç emri i Borës mungon????♀️????”, thuhet në një koment.

Ndërsa një tjetër ndjekës ka ironizuar edhe Beatrix Ramosajn teksa shkruan:
“Si thuhet Shqip e ka bër për Borën ❤️????”
Edhe kënga “Nuk je” e publikuar pak kohë më parë nga Donald Veshaj u konsiderua nga fansat si dedikim ndaj Bora Zemanit.
Në vargjet e saj Donaldi thotë: “Në këtë qytet i vetëm eci nëpër shi/ Aromën nuk e ndjej se nuk je më ti/ Në këtë mëngjes akoma pres”
Po ashtu më tej në refren ai thotë: ”Ama sot ti nuk je/ Më the nuk vij/ Veten po humb pa ty çdo ditë/ Pak dashni ti vetëm falma”.
“Unë jam idiot, ama jam idioti jot!”, është kjo një nga frazat që nuk u ka shpëtuar njerëzve. Kur ishte në “Big Brother VIP”, Donaldi i tha në një bisedë Semi Jaupajt, se këtë frazë ka dashur ta shkruante te “Toxic Love” që këndohet nga Elgit Doda dhe është shkruar nga Donaldi. Teksti i dedikohet moderatores dhe historisë së tyre të dashurisë.