Nuk do ta besoni se sa kushton veshja e Beatrix Ramosajt në videoklipin e ri

14 April 2022, 23:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nuk do ta besoni se sa kushton veshja e Beatrix Ramosajt në videoklipin e

Këngëtarja Beatrix Ramosaj solli të martën këngën e re “Ma shumë se ti”.

Kënga i dedikohej tërësisht ish-partnerit të saj, aktorit Donald Veshaj, me të cilin u njoh dhe krijoi një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother, por që u ndanë menjëherë pas programit.

“S’e kam menduar që je kaq idiot, lotët e mia nuk i meriton”, thotë Beatrix gjatë këngës.

Ndër të tjera ajo shpreh përmes këngës se “ai e ka përdorur” ndërsa “ajo e ka dashur.” Megjithatë, Beatrix thotë se dikur do të gjejë dikë “që e do, dhe e respekton më shumë se ai.”

Në klip përpos tekstit, u komentua edhe dukja e veçantë “Catwoman” e artistes 27-vjeçare.

Kjo paraqitje e Trixa-s në total kushton 1093 euro, ku kostumi kap vlerën e 549 eurove, maska në fytyrë kushton 277 euro dhe dorezat 267 euro.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shqip Closet (@shqip.closet)


Video