Njëra ndër gjërat më të këqija të cilat pronarëve të telefonave mund t’u ndodhë është thyerja e ekranit, mirëpo pakkush e di që nëse vazhdojmë ta përdorim për të shmangur ndreqjen e shtrenjtë, ekrani i thyer mund të rrezikojë seriozisht shëndetin tonë.
Edhe pse përfundimisht nuk është konstatuar, shumica e ekspertëve konsiderojnë që duke e përdorur ekranin e thyer veten ia ekspozojmë rrezatimit.
Mirëpo kjo nuk është e gjitha.
Ekrani i thyer mund të shkaktojë edhe lëndime serioze, gërvishtjet e gishtave mund të shkaktojnë infeksione, madje edhe nëse ju duket që thyerja është e madhe dhe gjendet vetëm në një pjesë të ekranit, akoma ekzistojnë pjesë xhamash të cilat mund t’ju lëndojnë.
Ekrani i thyer mund të shkaktojë edhe mundime serioze të syve, sepse është shumë më e vështirë të lexohen e-mailat dhe porositë nga xhami i thyer.
Prandaj më së miri është të zëvendësoni xhamin e ekranit, sepse më e rëndësishme është mbrojtja e shëndetit se sa paratë që i shpenzoni.