
Rudina Hajdari u rikthye në Shqipëri gati 5 vite më parë për tu përfshirë në botën e politikës. Ish-deputetja demokratike vendosi që të vazhdonte jetën e saj në atdhe, duke mbajtur një marrëdhënie në distancë me bashkëshortin e saj, i cili vazhdon karrierën në Amerikë.
Martesa e tyre në distancë ka bërë që shpeshherë të ngrihen pretendimet për një ndarje mes tyre. Gjatë një interviste, vajza e Azem Hajdarit iu adresua këtyre thashethemeve duke pranuar se distanca ka sjellë një ftohje në marrëdhënien e tyre.
Ajo u shpreh se mundohen të bëjnë më të mirën, për shkak të vajzës së tyre, e cila “tani po rritet dhe i kupton gjërat më mirë, megjithatë largësia e bën të vetën”.
Rudina Hajdari tregoi se vendosi që të ndjekë ëndrrat e saj, ndërsa bashkëshorti nuk u përshtat dot me jetesën në Shqipëri dhe po jeton në Amerikë.
Por, ish-deputetja theksoi se atij i pëlqen të kalojë pushimet e verës këtu dhe do rikthehet pas 1 jave për të shijuar bregdetin shqiptar.