
Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt që mbeti i vrarë në atentatin e ditës së sotme, 17 korrik 2022, në mbikalimin Fushë-Krujë ishte miku i ngushtë i reperit Stresi.
Arkimed Lushaj, vendosi si shenjë respekti ndaj mikut të tij të ndjerë Brilant Martinajvendosi të anulonte çdo koncert që kishte planifikuar.
Reperi kishte një lidhje të ngushtë miqësie me Martinaj duke vendosur kështu dhe anulimin e koncerteve pas vdekjes së tij. Ai ka postuar një story në llogarinë e tij ku i kërkon ndjesë publikut dhe clubeve por arsyeja e këtij vendimi është se ka nevojë për qetësi.
“I kërkoj ndjesë publikut, i kërkoj ndjesë të gjithë clubeve ku do performoja por anuloj çdo aktivitet timin. Kam nevojë për qetësi”, shkruan Stresi në postimin e tij.
Reperi Stresi ka pasur njohje shumë të ngushte me 2 prej viktimave të sotme në vrasjen e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, Brilant Martinajn dhe Diklen Vatën.
Ai ka reaguar për ngjarjen mbrëmjen e sotme teksa ka publikuar në Instastory bisedën e fundit me Brilantin, ku ky i fundit i shpreh dashurinë, duke e konsideruar si vëlla. “Zemra vëllait krejt botën ma përmbyse”, ka shkruar reperi përmbi mesazhet e mëposhtme në whasapp.
Stresi ka reaguar sërish me anë tënjë postim në story në rrjetin social instagram ku shkruan se: 'Kur të flet zemra rrallëherë të dalin këto vargje'.