David Beckham akuzohet për ndërhyrje estetike

21 July 2022, 23:53Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
David Beckham akuzohet për ndërhyrje estetike
David Beckham

Familja Beckham nuk po kalon momentet më të mira, ku Sharon Bell e cila përndjek David duket se iu ka shkaktuar shqetësim të gjithëve.

Kjo grua për shkak të fiksimit të saj me ish-futbollistin e Real Madridit, ka bërë që më e vogla e familjes, Harper, të ketë frikë të dalë nga shtëpia.

Megjithatë, ky çështje ka kaluar e dyta në rrjetet sociale. Tani, polemika e fundit rreth Beckhams fokusohet tek ish-sportisti.

Paraqitja e David Beckham i ka vënë “flakën” mediave. Një nga daljet e tij të fundit publike ka qenë në një set fotografik dhe pamja e tij është përfolur shumë.

Sipas Lecturas, fotografitë e fytyrës së tij kanë bërë jo pak bujë. Kanë qarkulluar zëra se ish-lojtari i Manchester United ndër të tjera ka bërë një një ndërhyrje estetike.

David Beckham, i cili mbushi 47 vjeç në maj, thuhet se iu nënshtrua një operacioni për të hequr rrudhat poshtë dhe anash syve.

Kujtojmë që në muajin mars të këtij viti, u publikua lajmi se ylli po përballej me një betejë ligjore kundër Sharon Bell, një grua 58 vjeçare e cila është akuzuar për ngacmimin e legjendës së Anglisë dhe vajzës së tij më të vogël, Harper Seven. Ajo pretendon se kjo e fundit është vajza e saj.


Video