Shkëmbim personazhesh mes “Dance With Me“ dhe “Dancing with the Stars”, zbulohen emrat e anëtarve të jurisë

21 July 2022, 16:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkëmbim personazhesh mes  “Dance With Me“ dhe “Dancing
“Dance With Me“ dhe “Dancing with the Stars”

Dy programe kërcimi do të jenë këtë vit në televizionet kombëtare Klan dhe Top-Channel. Është bërë publik lajmi që Ilir Shaqiri do të jetë në jurinë e “Dance With Me”.

Por "Kryefjala" ka mësuar që së bashku me Ilirin në jurinë e “Dance with Me “ do të jetë edhe komediani Ermal Mamaqi por edhe balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa. E cila do të zëvendësojë ish-bashkëshortin e saj, Albi Nako.

Ndërkohë në Top-Channel do të jetë anëtare jurie, Valbona Selimllari e cila ka qenë për shumë sezone pjesë e jurisë së “Dance With Me”.

Ndërkohë që emrat që po qarkullojnë si konkurrentë të “Dancing With the Stars” janë Isli Islami, Ardit Çuni, Megi Pojani, etj. Ndërsa nga kasti i “Dance with Me” po qarkullojnë emra si Valon Shehu, Orgesa Zaimi, etj.


Video