Shantazh nga burri i Oltës? Reagon Zhaklina: Po, është e vërtetë, donte të më takonte

6 February 2023, 21:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shantazh nga burri i Oltës? Reagon Zhaklina: Po, është e
Zhaklin Lekatari dhe Olta Gixhari

Opinionistja e “Big Brother VIP Albania”, Zhaklin Lekatari ka reaguar pasi një audio po bën xhiron e rrjetit, ku ajo shprehej se do të shantazhohej nga burri i aktores Olta Goxhari.

“Unë ia thashë produksionit sot, që burri i Oltës do të më shantazhojë. Unë ndihem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë mua me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem.” deklaronte Zhaklina në një audio-mesazh WhatsAppi.

Së fundmi, në një video të publikuar në Instagram, Zhaklina pranon se është e vërtetë dhe se burri i Oltës kërkonte ta takonte përmes një të njohuri të përbashkët.

"Po e bëj këtë deklaratë sepse mendoj që është mënyra më e duhur dhe më e saktë për t’ju dhënë përgjigje të gjithëve ju që po më telefononi për të ditur nëse lajmi që qarkullon nëpër portale është i vërtetë.

Po, është e vërtetë. Burri i Oltës, nëpërmjet një miku shumë të mirë të përbashkët, ka dashur të takohet me mua dhe gjëja e parë që unë kam vendosur të bëj është që të kontaktoj produksionit, i cili më ka këshilluar që të mos takohem as me këtë familjar, as me familjarë të tjerë [të banorëve]. Për shkak të presionit shumë të madh dhe trysnisë së madhe, unë kam përdorur termin e gabuar. Sigurisht që ai nuk më ka shantazhuar, sepse unë nuk e kam takuar kurrë. Por, ka dashur të më kontaktojë," deklaron Zhaklin Lekatari.

Në videon e mëposhtme mund të dëgjoni deklaratën e plotë të Zhaklinës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zhaklin Lekatari (@zhaklin.lekatari)


Video