Rikthimi i Bora Zemanit në “Përputhen” dukej si një thirrje e dëshpëruar pas largimit të Ori Nebijajt në postin e deputetes në Parlamentin Shqiptar.
Por mesa duket moderimit të Bora Zemanit tek “Përputhen” po i vjen fundi. Burime për median rozë bëjnë me dije se zëvendësuesja e saj është gati në listë, edhe ajo është brune, shumë simpatike dhe shumë më dinamike se Bora.
Dhe e dini për kë e kemi fjalën?! Për Efi Dhedhes një ish konkurente "Përputhen" dhe tashmë e kthyer në një prej figurave më të pëlqyera të “Big Brother Vip”.
Efi bie në sy për diksionin e saj por dhe për përballjet e zjarrta që mund të krijojë në show. Pas daljes së djeshme nga Big Brother popullariteti i saj u rrit ndjeshëm edhe në rrjetet sociale, duke i kaluar 100 mijë ndjekësit brenda një nate situatë që të kujton pak popullaritetin e një viti më parë të Bora Zemanit. Mesa duket fenomemi Efi sapo ka nisur të spikasë.