Lidhja e ‘fshehtë’ me Olta Gixharin? Xhonatani: Fola me familjarët e saj për tu sqaruar

6 February 2023, 13:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lidhja e ‘fshehtë’ me Olta Gixharin? Xhonatani: Fola me

Që prej hyrjes së Xhonatan në shtëpinë e Big Brother VIP, në rrjet qarkulloi me shpejtësi thashethemi se mes tij dhe Olta Gixharit ka patur një histori dashurie në të shkuarën per rreth 1 muaj.

Sipas thashethemeve thuehj se romanca ka ndodhur verën e kaluar edhe pse aktorja është e martuar dhe nënë e një djali.

Sipas lajmit të publikuar në media, kjo ka qenë dhe arsyeja që Xhonatani u nda nga e dashura e tij. Por, Xhonatani ditën e sotme në Breaking në TopNews është shprehur se janë lajme të shpikura.

Ai ka treguar se ka folur me familjarët e saj dhe ju ka sqaruar të vërtetën e lajmeve që po qarkullojnë.

‘Sa turp unë Oltën e njoh familjarisht janë lajme të shpikura, nuk  e di se kush I ka bërë. Sa dola nga Big Brother u sqarova me familjarët e Oltës’, tha Xhonatan.


Video