"Asnjë s’të do këtu sa ne të 3"/ Pajtohet Luizi me Maestron, grupi i "Luanit" e nis ditën me foto

6 February 2023, 15:45Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Asnjë s’të do këtu sa ne të 3"/ Pajtohet
Valbona, Armaldo, Kiara dhe Luizi

Luizi dhe Armaldo u sqaruan sot në mëngjes për debatet që patën një natë më parë. Luizi i tha Maestros se nuk ka pse merr çdo gjë si provokim, pasi ndonjëherë ai flet me shaka.

Gjatë gjithë ditës së sotme, Armaldo i mbajti qëndrim Luizit, pasi u ndje i ofenduar nga debatet mbrëmjen e kaluar.

“Për shpirt të babit nuk të don njeri këtu sa ne të tre”, i tha Luizi Armaldos. Ai shtoi se nëse ai e ka marrë seriozisht debatin e mbrëmshëm, turp t’i vijë.

Pas pajtimit, bashkë me ata të dy ndodheshin dhe Valbona dhe Kiara, ku të katërt më pas janë drejtuar drejt kamerës për të bërë foto.



Video