Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Prej disa vitesh në hije, por futja në "Big Brother Vip Albania" e ka kthyer këngëtarin Luiz Ejlli në një fenomen. Ai ka bërë për vete një numër të madh të publikut, të cilët po e mbështesin nw forma nga më të ndryshmet.
Fansat e Luizit janë një numër i madh edhe jashtë vendit. Shkodrani ka qenë "protagonist" edhe ditën e djeshme në stadiumin "San Siro" ku u luajt derbi Inter-Milan.
Një prej tifozëve nga shkallët e stadiumit ka shpalosur një banderolë me foton e shkodranit. Me siguri bëhet fjalë për ndonjë shqiptar me banim e punë në Itali, i cili ka dashur ta përcjellë jehonën e banorit më të komentuar të BBV Albania 2 deri në mitikun e futbollit të Serie A, “San Siro”.