Njëra ndër këngët më të dëgjuara të muzikës shqiptare është padyshim edhe hiti “Dale”, i sjellë nga Ledri Vula, Kida dhe Butrint Imeri.
Kënga e publikuar ka shënuar një sukses të madh teksa numëron mbi 100 milionë klikime në kanalin YouTube.
Suksesi i saj duket të ketë bërë jehonë edhe në shtetin fqinj të Serbisë, pasi që këngëtarja Pashata në bashkëpunim me Kamelian dhe Torinon, kanë publikuar projektin e tyre të titulluar “PLAN B”, i cili është pothuajse i njëjtë me atë të treshes nga Kosova, vetëm se i ri-sjellë në gjuhen serbe.
“PLAN B”, i publikuar të enjten më 5 maj numëron mijëra klikime në kanalin e tyre në YouTube. Megjithatë në detajet e shënuara poshtë videos, vihet re se nuk ekziston asnjë marrëveshje me artistët shqiptarë duke i përvetësuar të gjitha të drejtat autoriale.