Je mërzitur me Arbana Osmanin, Fifi nuk di të gënjeje: Më ka një borxh…

6 May 2022, 22:43Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Je mërzitur me Arbana Osmanin, Fifi nuk di të gënjeje: Më ka
Fifi

Këngëtarja Fifi ka zbuluar mbrëmjen e sotme një “borxh” që moderatorja Arbana Osmani i ka pa shlyer.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, Fifi tha se kishin lidhur bast nëse do lidhej apo jo brenda shtëpisë së BB, gjë e cila nuk ndodhi.

“Unë nuk di me rrejt, pavarësisht që disa lëvizje i kam bo palidhje. Lidhëm bast nëse do të dashurohesha brenda shtëpisë së Big Brotherit. Unë nuk dashurova brenda, ajo më ka një palë këpucë borxh dhe jam mërzit shumë që nuk mi ka la”.

Fifi tregoi tre gjërat që nuk do të bënte më kurrë.

Ajo tha se nuk duhej të merrej me dy persona që është marrë në Big Brother VIP, ishte penduar për buzët që kishte bërë para disa ditëve dhe se do të ishte munduar më shumë që të mbante nervat në momentet e saj të acarimit.

“Nuk do isha marrë me dy veta në Big Brother, ajo dihet. Femër mashkull, nuk do i kisha bërë buzët operacion që i bëra para disa ditëve dhe e treta do isha munduar shumë me i mbajt nervat e mia kur unë acarohem”, tha Fifi.

 


Video