Sara Gjordeni në pritje të fëmijës së saj të dytë

24 May 2026, 19:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sara Gjordeni në pritje të fëmijës së saj të
Sara Gjordeni në pritje të fëmijës së saj të dytë

Sara Gjordeni është shtatzënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e dha vetë ajo në episodin e parë të “She’s on Top”, ku këtë sezon ka marrë rolin e moderatores.

Vetëm pak momente para se të prezantonte konkurrentet në skenë, Sara ndau me publikun lajmin e veçantë nga jeta e saj personale, duke konfirmuar se është në pritje të fëmijës së dytë me partnerin e saj, Bardhi.

Çifti janë gjithashtu prindër të vogëlushes Nea.

Sara dhe Bardhi u njohën gjatë eksperiencës së tyre në “Big Brother VIP”, aty ku nisi edhe historia e tyre e dashurisë.

Tashmë, dyshja po bëhen gati të zgjerojnë familjen.


Video