Sara dhe Bardhi bëjnë gjestin e veçantë, ja dhurata që bënë për familjet në nevojë

1 April 2024, 17:19Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sara dhe Bardhi bëjnë gjestin e veçantë, ja dhurata
Sara dhe Bardhi në BBV3

Sara dhe Bardhi, ish-banorët e Big Brother VIP Albania 3 kanë vendosur që rrobat të cilat i kanë veshur gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, t’i dhurojnë për familjet në nevojë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Sara përmes ‘Instagram Story’,

Lidhur me këtë ajo ka kërkuar ndihmë nga ndjekësit e saj në Instagram, duke cekur se edhe pse feja e saj nuk është Islami, ka gjashtë vite që dhuron për bamirësi gjatë Ramazanit.

Më tej ajo thotë se familjet të cilat marrin këto ndihma nuk do të bëhen publike në mënyrë që të ruhet privatësia e tyre.

Sara dhe Bardhi bëjnë gjestin e veçantë, ja dhurata


Video