Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Meridian Ramçaj ka komentuar në emisionin “Breaking” në Top News me Fiori Dardhën zhvillimet e fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Në lidhje me skualifikimin e Eglës nga loja, Meridiani u shpreh se “fansat e saj kërkojnë të marrin përgjigje për ata që e nxorrën nga vetja”.
Opinionisti parashikon një nominim kokë më kokë mes Meritonit dhe Ilnisës dhe se Ilnisa është ajo që rrezikon të dalë.
“Ilnisa është më e rrezkuar, e ka shkelur dhe tejshkelur disa herë”, tha ai.
I pyetur nga moderatorja Dardha, në lidhje me mundësinë që përjashtimi i Eglës të jetë një shaka e 1 Prillit, ai tha me të qeshur se “shaka do të ishte nëse do e fusnin sot”.
“Jo, sepse produksioni do të njoftonte publikun që ishte shaka”, tha ai.