Rogerti i tmerruar në dhomën e rrëfimit, ‘shpërthen’ në lot: Për Zotin mos më torturoni...

26 March 2026, 18:38Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rogerti i tmerruar në dhomën e rrëfimit,
Rogerti

E kush do e kishte menduar se Rogerti, banori që përplaset ashpër banorët të ketë fobi nga breshkat. Epo kjo gjë ndodhi sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ndërsa Rogerti ishte në dhomën e rrëfimit, Vëllai i Madh ka futur disa breshka në shtëpi.

Breshkat ishin pjesë e sfidës që Vëllai i Madh kishte për banorët, ndërsa ata nuk duhet të reagonin. Rogerti i tmerruar nga breshkat nuk e ka mbajtur dot veten në dhomën e rrëfimit, duke nisur të bërtas dhe të përlotet.

“O Vëllai i Madh aman për kokën e nënës, moj burrneshë. Do shoh vetëm sipër, për kokën e nënës, për Zotin mos më torturoni kështu se nuk i shoh dot. Të lutëm. O Zot. Të lutëm o Vëllai i Madh se kam xhaketën poshtë, do më hyj ndonjë te xhupi”, u shpreh Rogerti brenda dhomës se rrëfimit.

Ndërsa gjendej brenda dhomës së rrëfimit bashkë me breshkën, Miri i ka shkuar për “ndihmë” Rogertit duke u munduar ta qetësojë pasi ai nuk pranonte te dilte nga dhoma.

“O vëlla kam frikë. O vëlla kam frikë, o Miri”, i është drejtuar Rogerti Mirit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Video