Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Teksa kreu i qeverisë, Edi Rama, ndodhet në Bochum, Gjermani, për Forumin Europian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes, “Ruhr Summit”, ai gjithashtu është surprizuar nga një robot.
Ky robot humanoid, i veshur me një bluzë të zezë dhe atlete të bardha, i është afruar kryeministrit dhe i ka bërë shqiponjën shqiptare me duar. Diçka e tillë u prit me buzëqeshje nga të pranishmit, të cilët bënë gjithashtu simbolin tonë kombëtar me duar.
Momenti është shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë kryeministri, i cili gjithashtu i ktheu përshëndetjen robotit me shqiponjën dykrenare.