Rike rrëfen pengun pas ndarjes nga i dashuri: Kam ndenjur vite me një person dhe ndodhi që... (VIDEO)

20 March 2024, 16:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rike rrëfen pengun pas ndarjes nga i dashuri: Kam ndenjur vite me një
Rike Roçi

Pas nominimit që kaluan gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar të “Big Brother VIP3”, duket se Egla Ceno dhe Rike Roçi kanë vendosur që të njohin më mirë njëra-tjetrën.

Mëngjesin e sotëm, dy banorët kanë biseduar së bashku për detaje nga jeta e tyre private, teksa ndodheshin jashtë në oborr.

Rike i ka rrëfyer Eglës merakun që ka mamaja e saj në lidhje me të. Roçi ka treguar më shumë detaje rreth lidhjes disavjeçare dhe mënyrës se si e ka pritur e ëma ndarjen.

Pjesë nga biseda:

Rike: Mami është shumë tradicionale. Mami ka pasur atë burrë në jetë dhe e ka pasur gjithë jetën. Motra po ashtu, domethënë të dashurin e parë, me atë u martua dhe bëri fëmijë.  Unë jam ajo delja e zezë dhe ato gjithmonë më shohin dhe thonë ‘po ti e ke në gjak moj’. Mami është thjesht jeta.

Egla: Pse çfarë ke bërë?

Rike: Unë s’kam bërë gjë, po unë thjesht kam qëndruar vite e vite me të njëjtin person edhe mamin e zhgënjeva.

Egla: Ndodh që ndahesh. Thuaj që investon shumë kohë dhe pastaj në një moshë më të rritur kupton që vendos pastaj për veten.

Duket se marrëdhënia e dyshes është përmirësuar pas eliminimit dhe zënkave që ato patën gjatë javës. Mbrëmjen e djeshme pas Prime-it ato kanë bërë me njëra-tjetrën biseda mjaft të thella, madje Egla edhe e ka përqafuar Riken.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)



Video