E papritur/ Gjykata e Barcelonës liron Dani Alves, ishte dënuar me 4 vite burg për përdhunim

20 March 2024, 12:27Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E papritur/ Gjykata e Barcelonës liron Dani Alves, ishte dënuar me 4

Ishte dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për përdhunim, por Gjykata e Barcelonës ka vendosur të lirojë Dani Alves.

Mediat spanjolle kanë zbardhur vendimin e fundit të gjykatës, ku me shumicë votash, gjyqtarët kanë vendosur të lënë të lirë ish mbrojtësin brazilian.

Alves duhet të paguajë një garanci prej 1 milionë euro. Gjithashtu, gjykata i ka tërhequr dy pasaportat ish lojtarit të famshëm, atë spanjolle dhe braziliane, duke i mohuar të drejtën për t’u larguar nga Spanja.

Alves e ka të ndaluar t’i afrohet denoncueses në një distancë prej 1000 metrash nga shtëpia e saj, si dhe nga vendi i saj i punës dhe çdo vend tjetër që frekuenton. As nuk do të mund të komunikojë me të përmes çfarëdolloj mediash derisa të jepet një dënim përfundimtar.


Video