Rrugëtimi i Ermiona Lekbellos brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ nuk ishte i gjatë por duhet thënë se la gjurmë tek njerëzit. Batutat dhe shpërthimet e saj, sot janë ‘hit’ në rrjetin social ‘Tik Tok’, e fama e saj është rritur edhe në ‘Instagram’, duke numëruar mbi 91 mijë ndjekës.
Pas përjashtimit nga ‘BBV’ për shkak të sjelljes, Ermiona është rikthyer në jetën normale. Ajo është takuar më në fund me vajzën e saj, Elisën, e cila ka ardhur në Shqipëri.
Momenti është filmuar nga personat që ishin në hollin e aeroportit e më pas e kanë shpërndarë në rrjetin social ‘Tik Tok’. Ermiona përqafon e puth me mall të vogël e saj, të cilën e ka përmendur shumë shpesh brenda shtëpisë.
Ermiona dhe vajza e saj Elisa pritet të jenë bashkë në spektaklin e Big Brother Vip, pasi ajo ka postuar në foto me të bijën në rrjetet sociale, ku krahas saj shkruan: "Elisa vjen nga Italia te me shoqeroi dhe tju falenderoi per dashamirsin qe keni treguar keto dite per mamin e saj neser ne prime Big Brother Vip. Luiz Ejlli i vetmi qe u merzit vertet per daljen e Ermiones nga ajo shtepi"
