Në të njëjtën ditë me ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, ka ndërruar jetë edhe aktori dhe regjisori i njohur italian, Francesco Nuti.
Ai ka mbyllur sytë përgjithmon në moshën 68-vjeçare mëngjesin e sotëm në Romë, teksa prej disa kohësh ishte i sëmurë.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vajza e tij, Ginevra së bashku me familjarët të cilët falënderojnë sinqerisht personelin shëndetësor dhe të gjithë ata që e kanë trajtuar aktorin në periudhën afatgjatë të sëmundjes. Data dhe vendi i varrimit do të bëhet i ditur në orët në vijim. Familja përmes një deklarate kërkon që të respektohet momenti i dhimbjes së madhe dhe për këtë arsye nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë deklaratë.
Francesco Nuti jetoi dy jetë: e para si aktor dhe regjisor filmi, interpretues i asaj lloj komedie romantike dhe të hidhur, që pati një ndikim të madh në humoristët e brezave të mëvonshëm, të cilët me butësinë e tij ishin një kampion në arkat e viteve '80; i dyti, tashmë një viktimë e trishtë e krizës së kinemasë së tij komike, e karakterizuar nga një kalvar rëniesh, aksidentesh, dhe sëmundjesh, që nga viti 2006.
Nëpërmjet një kadence të theksuar dialektore dhe duke i dhënë jetë personazheve që luajnë në përpjekje për të rifituar rolin dominues brenda çiftit, Nuti interpretoi komedi brilante me tone të paqarta surreale që patën një sukses mahnitës në vitet '80 falë filmave të tillë si “Io, Chiara e lo Scuro”, “Casablanca, Casablanca”, “Tutta colpa del paradiso”, “Stregati”, “Caruso Pascoski di padre polacco”, “Willy Signori e vengo da lontano”, deri te “Donne con le gonne”, film me fat që në sezonin 1991/92 theu të gjitha rekordet e arkës, duke shënuar momentin më të suksesshëm në karrierën e Nutit i cili ishte skenarist, regjisor dhe aktor kryesor i atij filmi përkrah bukuroshes Carole Bouquet.