Performoi në skenë me flamurin serb, reagon Rita Ora

27 August 2023, 14:09Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Performoi në skenë me flamurin serb, reagon Rita Ora
Rita Ora

Këngëtarja e njohur, Rita Ora ka reaguar pas videos e cila po qarkullon në mediat sociale, ku ajo shihet me flamurin serb gjatë koncertit në Hungari.

Ajo në një deklaratë për “Klan Kosova”, ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përkiste.

Rita është shprehur se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena. Më tej, Rita thotë se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mos respektimi ndaj popullit shqiptar.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez”.

Përderisa i mbështes të gjithë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur Rita.

Këngëtarja me famë botërore ka performuar të shtunën në Festivalin e të Rinjve në Szeged, por gjatë performancës para mijëra adhuruesve, në skenë ishte hedhur një flamur i Serbisë, të cilin ajo e ka vendosur mbi supe, duke nxitur reagime të forta në Kosovë.

 


Video