Performon me flamurin serb mbi trupin e saj, Rita Ora në qendër të kritikave (VIDEO)

27 August 2023, 11:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Performon me flamurin serb mbi trupin e saj, Rita Ora në qendër
Rita Ora duke performuar me flamurin serb

Rita Ora është vënë në qendër të kritikave orët e fundit pasi ka performuar me flamurin serb mbi trupin e saj.

Këngëtarja shqiptare ka performuar mbrëmjen e djeshme në Hungari në Festivalin e të Rinjve në Szeged.

Gjatë interpretimit asaj iu hodh nga adhuruesit një flamur i Serbisë.

Këngëtarja e mori atë dhe e vendosi madje në krah duke e marrë edhe në skenë. Ky gjest i saj ka ngjallë reagime të shumta në rrjete sociale, pasi është marrë si mosrespekt ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe gjenocidit serb.


Video