Pas krizës, Megi Pojani dhe Endri Çekiçi sërish në krahët e njëri-tjetrit. Ja kush ndikoi në ribashkimin e çiftit

18 December 2022, 15:44Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas krizës, Megi Pojani dhe Endri Çekiçi sërish në
Megi Pojani dhe Endri Çekiçi sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Vetëm pak kohë më parë, folëm për marrëdhënien e ndërlikuar të Megi Pojanit dhe futbollistit të Kombëtares, Endri Çekiçit.

Dyshja që muajt e fundit u shndërruan në kryefjalën e mediave rozë, po kalonin një periudhë të vështirë. Në disa muaj që ka kjo histori, çifti është ndarë dhe ribashkuar disa herë, duke e vendosur shpeshherë në pikëpyetje këtë marrëdhënie.

Por, duket se dyshja ka arritur të ribashkohet dhe arsyeja ishte pikërisht ditëlindja e futbollistit. Endri Çekiçi ka zgjedhur të festojë me miqtë dhe njerëz të dashur ditën e lindjes në një restorant afër Durrësit.

Por sigurisht, në këtë festë nuk ka munguar edhe partnerja e tij, Megi Pojani. Ka qenë motra e saj Ina që ka postuar një foto nga i njëjti ambient ku shohim futbollistin me miqtë dhe familjarët e tij.

E duket se kanë qenë pikërisht motrat e Megit që kanë ndikuar në këtë ribashkim. Të dyja motrat kanë bërë të mundur ribashkimin e çiftit duke i bashkuar pikërisht në ditëlindjen e tij. Dyshja u pa bashkë për herë të parë në verën e këtij viti.

Si Megi, ashtu edhe futbollisti kanë heshtur në lidhje me këto zëra, por kanë qenë pamje të ndryshme dhe detaje të njëpasnjëshme që kanë vërtetur lidhjen e tyre. E ftuar në “Wake Up”, Megi është pyetur për jetën në çift ku ka bërë rolin e “të paditurës” që di ta luaj mjaft mirë. Ajo u shpreh se nuk di asgjë për thashethemet e fundit.

“Për momentin jam shumë e angazhuar me partnerin tim kryesor (balerini)”, shprehet Megi.

“Je ‘single’ dhe e disponueshme?”, e pyeti moderatori. “Gjithmonë. Jam shumë hermetike. Nuk ka asgjë për të ndarë. Unë për momentin jam shumë e angazhuar me punën time…”, u përgjigj ajo.

E duket se është kjo përgjigje ajo që paralajmëron një krisje në lidhjen e dyshes. Aktualisht, Megi është e angazhuar si konkurrente në “Dancing With the Stars” çfarë ka bërë që dy të rinjtë të kalojnë kohë larg njëri-tjetrit.

Nga ana tjetër, Endri vijon angazhimin e tij në skuadrën e Konjas në Turqi, çfarë e bën të pamundur lëvizjen e tij për të takuar partneren.



Video