Pas gjashtë vitesh mungesë në muzikë, rikthehet Britney Spears

27 July 2022, 00:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas gjashtë vitesh mungesë në muzikë, rikthehet Britney
Britney Spears

Pas publikimit të albumit të saj të fundit “Glory” në vitin 2016, këngëtarja e njohur Britney Spears do t’i rikthehet sërish muzikës pas një pause 6-vjeçare.

Sipas “Page Six”, ylli i popit po punon së fundmi për këngën e saj më të re, e cila do të jetë një duet me kompozitorin anglez, Elton John .

Thuhet se 40-vjeçarja dhe kompozitori u takuan fshehurazi në një studio regjistrimi në Beverly Hills javën e kaluar, për të ridimensionuar këngën e tij të vitit 1971, “Tiny Dancer”.

Sipas mediave të huaja, dueti mes Spears dhe John pritet të publikohet muajin e ardhshëm.

Më herët, 40-vjeçarja ka lënë të kuptohet se ajo është gati të kthehet në muzikë, përmes një video në instagram duke kënduar një version të ri të hitit të saj “Baby One More Time”, me mbishkrimin  “Unë nuk e kam ndarë zërin tim për një kohë jashtëzakonisht të gjatë … ndoshta shumë gjatë”.

Kënga “Tiny Dancer” është shkruar nga 75-vjeçari Elton John, i cili arriti një sukses të jashtëzakonshëm,  duke u renditur në vendin e 47 në 500 këngët më të mëdha të të gjitha kohërave të Rolling Stone, në 2021.

 


Video