“Më thirri Bello”, Cllevio del nga komisariati dhe tregon bisedën me Baçin, babain e Noizyt (VIDEO)

26 July 2022, 18:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Më thirri Bello”, Cllevio del nga komisariati dhe tregon
Kleviol Ahmeti ose i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano

Reperi Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, ka dalë nga komisariati i Durrësit, pasi u shoqërua paraditen e sotme ku shkuan efektivët dhe e morën në shtëpinë e tij në Lushnjë.

Mësohet se ai është shoqëruar në komisariat pas denoncimit të Noizyt për shkak të sharjeve dhe kërcënimeve që Cllevio ka drejtuar drejt tij gjatë këtyre tre ditëve të lirisë pas daljes nga qelia.

Këtë gjë e ka konfirmuar dhe Cllevio, pasi menjëherë pas daljes nga komisariati është futur live në rrjetet sociale. “Më thirri Bello në komisariat” shprehet Cllevio gjatë bashkëbisedimi me një person në telefon, duke iu referuar Noizyt.

Ai ka treguar gjithashtu dhe bisedën me babain e Noizyt, Bashkim Rajkun në komisariat. Cllevio ka treguar se i ka thënë se Noizy e rreh atë dhe kjo është edhe me video, por ai do të shkojë sërish aty duke menduar edhe më të keqen nëse Noizy e rreh sërish apo e vret fare.

Ai gjithashtu tha dhe se mund të shkojë aty edhe i armatosur.


Video