Reperi Cllevio Serbiano, nga Noizy, mbrëmjen e djeshme inatin e ka shpërngulur tek shoku i tij i fëmijërisë, Arkimed Lushaj, ose i njohur ndryshe me emrin e artit si Stresi.
Cllevio pretendon se Stresi e ka prerë në besë për sherrin me Noizyn, për të cilën i doli kundra dhe duket se miqësia shumëvjeçare mes tyre ka marrë fund pasi mbrëmjen e djeshme i drejtuan publikisht ofendime dhe sharje njëri-tjetrit.
Fillimisht ishte Stresi, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruante: “Jo se më han mua r*ku për këta tipa, unë i konsumoj ata si Khalifa”, një mesazh që dukej se ishte drejtpërdrejt për Cllevion.
Ndërsa, Cllevio, gjatë bashkëbisedimit me miqtë e tij live në rrjetet sociale ka drejtuar ofendime dhe kërcënime ndaj Stresit.
"Arkimedi mua më ha k..... Nuk ma hedh dot shtëpinë në erë Arkimedi mua. O Arkimed k.... e kam me ty unë persona. Unë s'vij dot tek shtëpia jote të hedh në erë nënën time dhe dajë, se i thërras "dajë". Mua as ma kap imagjinata ta bëj këtë muhabet shoqëror të të them do ta hedh shtëpinë në erë se prekesh. Më the b....., më the legen, më the ta them në mënyrë shoqërore, dhe unë dakord. Nuk them gjë unë se më the b..... apo legen, por unë nuk jam as b..... dhe as legen. Unë jam gango, ti je b....., ti je legen. Seriozisht, jo muhabete kështu. Tani, shtëpinë në erë që ke thënë ti aty, s'ta fal unë këtë muhabet. Unë s'ta hedh shtëpinë në erë kurrë." është shprehur Cllevio.
Ndërsa, në një moment tjetër, ai thotë: "Do bëhemi të pestë dhe unë do vij të të mbys natën ty. Për kokën e "Qerosit" unë do bëhem hije, do ti lutem satanit dhe do i them më ço katër minuta nga varri tek krevati i Arkimedit dhe do vij e do të mbys se nuk të jep thikë ai, si ata xhindët. Do të vij si vampir do të të mbys.".
Ndërkohë, në një video-live mes Cllevios dhe Kozakut, Stresi ka shkrojtur disa komentu publike ku i drejtohet Cllevios: "Ça kapiten ti aman mosss. A të keqen. Kapiten i lushnjarëve.".
Pritet se si do vazhdojë miqësi mes Stresit dhe Cllevios, do të marrë përfudnimisht fund apo do pajtohen.
Kujdes, videot e mëposhtme përmbajnë fjalor +18.
