“Nuk do merrem më me ty", Cllevio i kërkon falje Noizyt: Ty do të them ‘Bello’ dhe do të të puth

26 July 2022, 20:12Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Nuk do merrem më me ty", Cllevio i kërkon falje Noizyt: Ty
Noizyn dhe Cllevion

Po, po po flasim për Noizyn dhe Cllevion. Duket se më në fund mes tyre është ngritur flamuri i bardhë. Të paktën nga ana e Cllevios.

Ai ka realizuar një video Live në Instagram ku i ka kërkuar falje Noizyt duke u shprehur se nuk do merret më me të. Bashkë me Aleks Vishën dhe Kozak Braçin, ai tha se nëse do dalë nga fjala, atëherë i ka shkelur në besë shokët e tij.

“Siç e dini unë Cllevion, ai nuk ka nevojë për mua, por njeriu vuan për respekt. I kërkojmë ndjesë Noizyt. Nga sot e mbrapa nëse na pret në besë, do na presë neve asnjë tjetër. Mbase shokë nuk bëhen por Cllevio nuk do ia përmend më emrin. E ka kuptuar edhe vetë se ka bërë shumë gabime. Duhet të bëjë edhe një story ta shohin të gjithë. Sot e mbrapa nuk do e dëgjoni të flas më keq për të”, tha Aleks Vishaj i cili foli në emër të Cllevios.

Nga ana tjetër, vetë Cllevio tha se ndoshta nuk do bëhen shokë por nuk do ketë më sharje mes tyre. AI u shpreh se është më i mirë se Stresi dhe Noizy por jo më i shkathët. Madje u shpreh se Noizy është shumë i bukur, i mirë dhe madje e konsideroi si maja e piramidës.

“Nuk po iki nga përgjegjësia. Noizy, do të them bello kur të puth në faqe dhe ti nuk do ma marrësh për keq. Do të gjej një pseudonym të bukur. Mua më pëlqen të më thërrasësh ‘Gango’. Dhe ty kur të them ‘Bello’ do të të puth. Po ta thash do ta them se je king. Unë kam frikë se mos dashurohet edhe e dashura ime me ty. Dua të them se ty të shikon femra dhe dashurohet me ty. Vëri gishtin njërës ti dhe ajo dashurohet direkt. Unë të njoh dhe ti më njeh, virtualisht. Unë Arkimedin prapë nuk ta shesë dhe nëse ai të mërzit ty. Unë jam më i mirë se ti dhe Arkimedi, por më budallenj se ju. Ti je shumë i mirë, je maja e piramidës. Po hajde ma mbush mendjen mua. Kur të kem unë 4 milionë dollar do më njohësh se çfarë dhuratash do të bëj unë ty. Kapitenit tuaj i kërkoj falje për familjen, Crax për këtë shokun, ty Dulla jo. Noizy mendoje mirë”, u shpreh ai.

Madje, Cllevio shkroi edhe diss-in(t’i dedikosh dikujt një këngë duke e ofenduar) e parë për Noizyn. Ai ua ka treguar ndjekësve të tij gjatë një video-live në Instagram teksa nuk dihet nëse do e publikojë si kënë të plotë. Në tekst Cllevio merret kryesisht me shoqërinë e Noizyt me Stresin duke i kujtuar një sherr mes tyre në Pallatin e Kongreseve, apo faktin që Stresi dikur e ka sharë Noizyn nga vajza e tij Leandra.

Kujtojmë se pas lirimit nga burgu tre ditë më parë reperi është arrestuar sërish paraditen e sotme. Mësohet se shkak këtë herë kanë qenë ofendimet dhe kërcënimet e vazhdueshme në rrjetet sociale që nga momenti kur la qelinë. Në momentin kur efektivët e policisë i kanë ardhur në shtëpinë e tij në Lushnje, Cllevio ka qenë “live” në rrjetet sociale.


Video