Një gura që është konsideruar e vdekur klinikisht për 15 minuta, thotë se mban mend me detaje pesë vitet që ka kaluar në Parajsë.
Ky është rasti i pazakontë i doktoreshës Linda Kramer, e cila në vitin 2001 humbi ndjenjat teksap po shkonte në tualet. Për 15 minuta mjekët bënë maksimumin deri sa e kthyen në jetë, por ajo thotë se gjatë kësaj periudhe kohore u ndje sikur ishte në Parajsë për 5 vite.
Duke rrëfyer eksperiencën e saj mistike, Kramer thotë se e kuptoi që në Parajsë koha nuk ekziston siç e ndjejmë në Tokë. Ajo thotë se duke patur parasysh që në jetën reale një njeri ecën 5 deri në 10 kilometra në orë, e përdori këtë si njësi matëse të kohës, dhe për të naviguar në botën e përtejme.
Ajo thotë se në Parajsë ishte e aftë të shndërrohej në çdo lloj forme, përfshi edhe të merrte pamjen e çdo personi që kishte njohur. “Parajsa ishte e mbushur me pamje vizuale të mahnitshme”, thotë ajo.
“E gjeta veten në një fushë të madhe me lule, përballë meje ishte një mal 30 mijë herë më i lartë se mali Everest”, thotë ajo në rrëfimin që ka lënë jo pak njerëz pa fjalë.
Shumë njerëz e besojnë rrëfmin e saj, por po aq të tjerë mbeten skeptikë.
Sipas një studimi të fundit, një grup shkencëtarësh dolën në konkluzionin se pas vdekjes nuk ka jetë. Që do të thotë se çdo gjë merr fund në momentin që mbyll sytë dhe merr frymën e fundit.