Me Golden Academy,"veza e artë" në dorën tuaj

7 July 2023, 11:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me Golden Academy,"veza e artë" në dorën tuaj
Golden Academy

Lufta kundra plakjes është një histori, e cila ka filluar me njerëzimin dhe do të vazhdojë bashkë me të. Ta kthesh në profesion këtë 'luftë" do të thotë se ke kuptuar se çfarë nuk ikën nga moda asnjëherë. Të punosh me trupin e njeriut, për ta mirëmbajtur dhe zbukuruar atë është një nga profesionet i cili kudo që të shkosh do të kërkohesh dhe nuk do të mbetesh asnjëherë pa punë.

Ndaj për të gjithë ata të cilët në këtë periudhë janë në dilemë se çfarë drejtimi të zgjedhin për të ardhmen e tyre, ne kemi një sugjerim; estetika është ajo që ndoshta jeni duke kërkuar.

Në Tiranë është hapur një akademi, e cila ka çelur regjistrimet për ata që duan të marrin një diplomë në fushën e estetikës.

Ata që do të bëhen pjesë e Golden Academy do të mësojnë bazat e trajtimeve estetike. Aty do të merrni gjithë informacionin teorik dhe praktik që i duhet çdo individi që të fillojë punë në fushën e estetikës. Një gjë është e sigurt, për t'u bërë një estetiste e mirë duhet patjetër duhet t'i nënshtrohesh një programi mësimor që Goldeni e ka të detajuar.

Por kush e drejton Golden Academy?

Ajo njihet se vajza më duar të arta, jo se çfarë prek e kthen në ar', por  një gjë është e sigurt, me punën që bënë sjell rini dhe freski. Ajo të rikthen buzëqeshjen dhe të bën të ndihesh... disa vite më i/ e re. Marjana Kroji është diplomuar për estetikë dhe masazheri në institucionet më të rëndësishme të kësaj fushë në Itali.

Tashmë me 20 vite eksperiencë fillimet dhe bazat e kësaj pune i ka marr në një prej qendrave estetike (spa& wellness) më të famshme të Italisë. Sot menaxhon dy qendrat më të njohura të estetikës në Tiranë, GOLDEN SPA RELAX.  Kroji njihet për aftësitë menaxheriale, standarde  të larta të kujdesit ndaj klientit, për trajtimet e lëkurës, të fytyrës e trupit. Ajo është gjithashtu e specializuar mbi masazhet relaksuese e kurative. Marjana është pedagoge në akademi dhe qendra të formimit profesional që lidhen me fushën e saj, duke dhënë mësim për disa module të rëndësishme. Mban titullin Mjeshtre me përvojë.

Programi mësimor

Kurse individuale

Ditor\Javor

Kurse në grupe

1 Mujor\ 3 Mujor\6 Mujor\9 Mujor

Masazhi baze i fytyrës

( teknikat e masazhit të fytyrës teori dhe praktikë)

Pastrimi i thellë  i fytyrës

 (heqja e pikave të zeza, informacion i plotë teorik dhe praktikë)

Trajtimet të personalizuara të fytyrës

( informacion i detajuar teorik dhe praktik mbi trajtimet anti rrudhë, kurimi i akneve, heqja e njollave etj)

Depilimi total i trupit me dyllë të ngrohtë

(informacion teorik dhe praktik, këmbë, krahë, sqetulla, bikini, mustaqe ) 

Trajtimet e trupit

(informacion i plotë teorik dhe praktik për trajtimet  anti-celulit, dobësuese, tonifikuese, përdorimi i termokopertesetj)

Trajtimet kurative të këmbëve

(informacion i detajuar teorik dhe praktikë mbi patologjitë që shkaktohen dhe si trajtohen, pastrimi i kallove, myku, durone, aplikimi i parafinës etj)

Masazhi relax

(informacion teorik dhe praktikë mbi teknikat e masazhit,benefitet dhe funksionet )

Trajtimi rigjenerues i trupit

(informacion i plotë teorik dhe praktikë, aplikimi i skrabit me teknikat e masazhit)

Trajnime të specializuara të masazheve:

1- Suedes

2- Sportiv

3- Aromaterapi

4- Pinda sweda

5- Masazh me 4 duar

6- Linfodrenazh

7- Masazh shtatzanie

8- Hot stone

9- Me kupa

10- Ayrvediko

11- Shirodara

12-Çokollat masazh

13-Qirinj aromatik masazh

 



Video