Nuk i shkoi askush ta dëgjojë, Tayna anulon performancën, s’pranoi të paguhej me 500 € (Video)

1 August 2022, 14:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nuk i shkoi askush ta dëgjojë, Tayna anulon performancën,

Tayna është një repere e estradës shqiptare në Kosovë. Ajo njihet si këngëtare për diss-et ndaj kolegeve vajza dhe djem, ndërsa zhvillon shumë koncerte. Së fundmi, ajo ishte ftuar për të performuar në një lokal nate, por e ka anuluar.

Në rrjet po qarkullon video e pronarit të një lokali nate në vend, i cili ka dalë në skenë për të treguar si qëndron e vërteta. Anulimi i perfromancës nga ana e saj erdhi si pasojë e mungesës së spektatorëve.

Vetë pronari i lokalit shprehet se marrëveshja me Taynën ishte bërë më herët, por për faktin që kishin ardhur shumë pak veta, ajo do të paguhej vetëm 500 euro. Mirëpo, Tayna nuk ka pranuar të performojë me këtë pagesë dhe ka vendosur të bojkotojë performancën.


Video