“Ju kam si peshku në…”/ Stresi ‘thumbon’ keq në rrjetet sociale. E ka me Cllevion?

31 July 2022, 21:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ju kam si peshku në…”/ Stresi ‘thumbon’ keq
Stresi dhe Cllevio

Reperi i njohur, Stresi, ka folur sërish rreth prishjes së miqësisë dhe debateve me Kleviol Ahmetin (Cllevio). Në një video të publikuar në Instagram, reperi ka bërë një paralajmërim për të tjerët, duke thënë që nuk e lejon askënd që ta shajë, përveç Klevios meqë janë miq prej 20 vitesh. Ai thotë se nuk janë më shokë, por që e toleron pasi njihen shumë kohësh.

Mirëpo mbas videove ‘sqaruese’ Stresi ka bërë një postim të dyshimtë duke thumbuar ata që e kanë inat por pa përmendur emra, dhe pse disa e kanë marrë si kunj ndaj Cllevios.

“Ju kam si peshk në kripë, inatçinj. Ju betohem”- shkroi reperi krahas imazhit që kishte postuar ku dukej se ndodhej në një restorant.

“Ju kam si peshku në…”/ Stresi ‘thumbon’ keq

Gjithashtu Arkimedi rrëmbeu vëmendjen e fansave së bashku me ish-partneren e tij Keisin me veprimet e tyre të fundit duke ngritur dyshime se mund të jenë rikthyer sërish bashkë. Reperi ka publikuar këngën e re me titull “M’ke harru” që duket si dedikim për (ish) partneren.

“Ju kam si peshku në…”/ Stresi ‘thumbon’ keq

Në këngë Stresi flet për një histori dashurie të përfunduar teksa shprehet se nuk do gjejë më si partnerja në këngë dhe premtoj se do jetë gjithmonë pranë saj.  Sakaq, Keisi ka publikuar një video me këtë këngë në Instastory duke i hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit.

“Ju kam si peshku në…”/ Stresi ‘thumbon’ keq



Video