Noizy dhe shoku i Stresit flasin pas sherrit në rrugë: Kur qeni ecën në rrugën e vet...

6 June 2022, 23:20Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Noizy dhe shoku i Stresit flasin pas sherrit në rrugë: Kur qeni
Noizy dhe shoku i Stresit flasin pas sherrit në rrugë

Noizy dhe ish-anëtari i grupit TBA, Cllevio, kanë reaguar pasi një video e bërë virale tregonte Noizyn duke qëlluar me grushta Cllevio Serbiano, i cili emrin e vërtetë e ka Kleviol Ahmeti.

Në një video live në profilin e tij në Instagram, Noizy pranon sherrin që ka ndodhur ndërsa shprehet:

“Kur qeni ecën në rrugën e vet, mos e ngacmo se qeni të… Ka thënë i moçmi. Leje të ecë në rrugën e vet”, referuar kështu deklaratave të Kleviol Ahmetit në rrjetet sociale.

Ndërsa Cllevio, edhe pse në video duket se është qëlluar, shprehet se në fakt ka pirë kafe dhe është pritur shumë mirë nga Noizy.

“Vajta takova Noizyn, piva kafe. E di sa mirë më prit, luks. Edhe çunat gangstera, i ka gjuajtësa. Asgjë s’dinë këta. Mbaruan problemet, a keni inat ju, unë me Noizyn shokë”, shprehet ai gjatë një video live në rrjetet sociale.

Para një jave Cllevio postoi një mesazh të Noizyt, ku ai i thoshte se është gabim që e shan në rrjetet sociale.

“S’më ha k*ri për Noizyn, pederastat e k*rvës. Më bëni mua si serioza b*q*rat e mutit.  Nëse kujton se të kam frikën Noizy, do të të degjeneroj ditë për ditë”, shprehej Cllevio disa ditë më parë në rrjetet sociale, por sot e pësoi.


Video