Tan Brama në një emision radiofonik ka folur për raportet e tij me ish-banorët e tjerë “Big Brother VIP”, i pyetur se si e ka me Ilir Shaqirin, koreografi i njohur tha:
“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”, tha Tan Brama.
Koreografi i njohur, ka folur edhe për projektet e tija të fundit, me këngëtaren e njohur Besa Kokëdhima.
“Së shpejti kemi një bashkëpunim me Besa Kokëdhimën, me një grup muzikor dhe një bashkëpunim me një koreograf amerikan, për një video film dhe po pres e-mailin çfarë do të ndodhë sepse një video film do kohën e vet”, tha ai.