A është blerë Autoriteti i Mediave Audiovizive? Pse hesht para skenave me pullë të kuqe (Foto)

12 June 2022, 23:52Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A është blerë Autoriteti i Mediave Audiovizive? Pse hesht para
Megi Pojani dhe Beniada Jakiç

Fundjavën që lamë pas në emisionin e vëllezërve Veshaj “Më lër të flas”, kanë qenë të ftuara Megi Pojani dhe Beniada Jakiç, dy show girl mjaft të dashura.

Dy vajza që shplahen në qumësht, hajde qeshim! Jo more jo kjo është për të qarë! Ku është Autoriteti i Mediave audiovizive, pse nuk ka bërë një reagim, shkruan Kryefjala.

A është blerë Autoriteti i Mediave Audiovizive? Pse hesht para

Kur kjo gjë tërhoqi vëmendjen e publikut dhe u komentua si e shëmtuar po Ama-s nuk i bëri përshtypje? Apo siç thonë: leku e hedh ujin përpjetë (qumshtin ndryshe), e kur mbyllet xhepi, mbyllet edhe goja???

Ne nuk duam ta besojmë që AMA është korruptuar, sepse ai institucion ka në dorë etikën televizive që edukon brezat e rinj.

Minimumi duhej një reagim, sepse një emision Prime Time në një televizion kombëtar që transmeton pamje me pullë të kuqe dhe ul figurën e femrës e çon në banalitet. Apo kjo duket normale? Një mungesë respekti jo vetëm kundrejt Megit dhe Beniadës por kundrejt gjithë publikut.



Video