Reperi Mozzik i ka emocionuar të gjithë me këngën e tij më të fundit të titulluar “Të dua” dedikuar për vajzën e tij, Hanën. Por, përveç emocioneve kjo këngë linte shumë pikëpyetje mbi raportin e tij me Loredanën dhe pse ka marrë fund romanca mes tyre.
Pas publikimit të kësaj kënge, ishi i tij, Loredana ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në rrjetet sociale dhe sigurisht që nuk mund t'i shmangte pikëpyetjet e ngritura nga kënga “Të dua”.
Artisti përmes tekstit tregoi se nuk e sheh vajzën prej 8 muajsh. Loredana është pyetur nga ndjekësit: "A e lejon ajo Mozzik ta takojë Hanën?" dhe këngëtarja është përgjigjur qartë: Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Duhet ta pyesësh si është puna”.
Ndërkohë, ajo u pyet dhe “Përse e ke rrëmbyer Hanën nga i ati?”, reperja u përgjigj duke thënë se “Nuk e kam bërë kurrë një gjë të tillë”.
Gjithashtu, Loredana është pyetur dhe nëse “A e ka tradhëtuar ishin e saj?” dhe është përgjigjur shkurtimisht, “JO”.
Por, si qëndron ende e vërteta nuk dihet pasi ish – çifti thonë fjalë të ndryshme nga ajo se çfarë thotë tjetri.
Ndërkaq, Loredana vazhdon t’i mbajë të gjitha fotografitë e përbashkta me Mozzik në Instagram.
Mozzik e nis këngën e tij me një bashkëbisedim me të bijën, të cilës i thotë se “sot gëzoj shumë suksese t’mdhaja. I kam kejt çfarë kam dashur me pas n’jetë po veç ty s’të kam afër”. Kjo pasohet nga Hana e cila thotë se ‘Unë e du babin shumë..’
Përmes vargjeve, reperi tregon se si Hana e pyet pse ai dhe Loredana nuk janë bashkë dhe se si e sheh në ëndërr me dike tjetër, referuar një partneri të mundshëm të ish-gruas së tij:
“Tash je rrit, nuk je mo njejt/Po m’bon pyetje, po m’lun kejt/” Pse s’po vjen me mu e me mamin me flejt?”/Si ktyne herë ti n’midis na dy /Keq po nihna tepër qe sot këtu nuk t’kam/ Se pramë t’pashë ëndërr dorë për dore/Me tjeter kon e jo me babin tënd.”
Duke rrëfyer për mungesën e madhe që ndjen çdo ditë për Hanën, reperi shprehet se nuk do që t’ia lëjë askujt fajet:
“Mos pytni “A je mirë?” kur çdo ditë diçka mungon/Vështirë, vështirë o mos me t’pa tetë muj/ E me t’u dokë baba yt si i huj, fajet ma mirë po rri/Kërkujt s’p ja gjuj, ishalla s’po vje reni dhe kësaj h?re unë po shuj /Sa e sa lulja m’qëlloi me gj?mba/ S’po m’vyn fama, paret kur bashkë s’jena/ O çika jem kur të pyesin në shkollë “Kë e ke bab, çfarë ke me ju thonë?/ Që je rritur veç me nënë se prindërit shumë të rinj i ke pas të ndamë/ Kur të të pyesin ‘A e sheh shpesh”, bëj sikur s’po merr vesh/ Kur të të thonë që “babën e ke të keq, thuju ‘mshelni gojën se ju s’dini për çdo sen”.
Po ashtu ai prek edhe raportin e Hanës me prindërit e tij të cilët po ashtu u vuajnë distancën me mbesën e tyre:
“Edhe gjyshi u mëzit, u myt tu prit me të kallëzu përrallat me t’i lexu poezitë/ Edhe gjyshja shpeshherë ia fut vajit, s’po i pëlqen dashnia përmes ‘Skype’-t”.
Duke u ndalur te ndarja me Loredanën, Mozzik thotë se është më mirë mos të tregojë gjë sepse është shumë e rëndë:
“Han’, edhe pak e di ke më m’pyt pse me mamin na u ndamë/ Ka me qenë më mirë un’ sen mos me thon se po të kallëzova është tepër e rëndë/ E nëse natën ki temperaturë s’e ke babin aty me t’kap në durë/ E me t’çu në shkollë me veturë/ Këto sene s’ki me i pas kurrë, veç dije se me mua gjith’ ke me u mburr”.
Megjithatë, ai e pranon se Loredana do gjejë një ditë një partner të ri që do hyjë edhe në jetën e Hanës, të cilës i kërkon mos ta zëvendësojë e harroj dhe i premton se do e dojë deri në fund të jetës.
“Edhe kur mami të njoftohet me dikën, ose më mirë kur ta gjen dikën/ Mos më harron se s’ka njeri që më zëvendëson/ Ka me kon baba yt derisa shpirti të më lëshon/ E pas disa vitesh kur këtë këngë e dëgjon/ Rritesh e kupton/ Zoti vonon por nuk harron/ Përgjithmonë ki me m’pas në krahin tënd/ Han’…