Për 43 vite me radhë shkoi te varri, në fund mëson se nuk ishte i babait të saj

23 September 2022, 14:08Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Për 43 vite me radhë shkoi te varri, në fund mëson se nuk
Sylvia Ross

Zhgënjim më të madh ka provuar një grua. Për 43 vite ajo ka vizituar një varr tjetër dhe jo atë të babait të saj.

Sylvia Ross, 67 vjeç, ka vizituar rregullisht varrin që ajo besonte se ishte i babait të saj për më shumë se 40 vjet.

Sylvia varrosi babanë John Thomas Thompson, në varrezat Witton Park në Bishop Auckland, SHBA, në 1979.

Familja e zbuloi gabimin vetëm nga një postim në Facebook për një pllakë të vendosur gabimisht në varreza, e cila po zhvendosej nga këshilli. Më pas u konfirmua se Sylvia dhe familja e saj kishin vizituar për vite me radhë varrin e gabuar, shkruan Daily Mail.

Një hetim është duke u zhvilluar për të zbuluar se si ndodhi ky gabim dhe si u varros babai i Sylvias dy parcela larg asaj që ata mendonin se ishte vendi i fiksuar.

Vajza e Sylvia, Lynette, tha: Familjarët kanë kuptuar se ngatërresa me varret është bërë nga bashkia dhe përgjegjësit e varrezave pas ndryshimit të pronësisë së tyre. Autoritetet i kanë kërkuar falje familjes dhe kanë rregulluar gabimin e tyre, por familjarët janë ende të tronditur e të shokuar.


Video