36-vjeçari Kleviol Ahmeti, emri i artit i të cilët është Cllevio Serbiano, ndodhet për herë të tretë pas hekurave. Ai u arrestua parapak ditësh pasi theu masën e sigurisë "arrest shtëpie" për sherrin e bujshëm me Noizyn, ku u dhunua nga ky i fundit në lokalin e tij në Durrës.
Mirëpo, mbrëmjen e djeshme dhe paraditen e kësaj të shtune është futur live në rrjetet sociale dhe videot po bëjnë xhiron e rrjetit. Ai ka treguar tekstin e këngës së krijuar në burg dhe shokët me të cilin ndan qelinë.
Ndërkohë, përmes një InstaStory, ai ka përshëndetur me emra të burgosurit që e kanë pritur si “Personalitet Ganggo”, siç e quan ai. Mes emrave është dhe ai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, emri i "të fortit" të Shkodrës Safet Bajri, apo edhe emri i vlonjatit Klevis Gjahtari, i akuzuar për vrasja, plagosja, pengmarrja e grabitjet me armë.
“Në mënyrë të veçantë përqafoj shokët e mi që i kam tek godina tjetër që më pritën si personalitet gango: Klevis Gjatari, Fred Genica, Safet Bajri, Maks Çela, Saimir Tahiri, Orinel Baçinozi, Jurgen Kovaçi, Sokol Krasniqi, Bledar Toçi, Bushi i Kavajës, dhe të gjithë Kakamat e sektorit tim, Godian A Rezidenca 1.
Gjithashtu të gjithë gangot dhe shokët që ndodhen në gjithë burgjet e Shqipërisë. Në veçanti gjujtëset e burgut 325. Ju dua goca dhe ju jeni më gango se këta pederastat që bëjnë videoklipe.
Por të mos harroj dhe gjujtsat minoren te burgu Kavajë që më përshëndesin çdo ditë tek Radio Gjirokastra dhe Silvën, moderatoren e radios.” -shkran Cllevio në Instastory.
Kujtojmë se pas disa ditëve në burgun 313 në kryeqytet, Saimir Tahiri u zhvendos në burgun e Fierit ku do të vuajë dënimin me 3.4 vite burg të dhënë nga Apeli i GJKKO-së për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
