"Në të njëjtin burg me Tahirin dhe Kakamat e Vlorës", Cllevio Serbiano flet nga qelia, tregon tekstin e këngës së re (VIDEO

18 June 2022, 08:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Në të njëjtin burg me Tahirin dhe Kakamat e
Cllevio Serbiano dhe Saimir Tahiri

Reperi Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, ndodhet prej disa ditësh pas hekurave, pasi theu masën e sigurisë "arrest shtëpie", kur shkoi në Durrës dhe u dhunua nga Noizy në lokalin e këtij të fundit.

Por, mbrëmjen e djeshme ai ka thyer rregullat edhe brenda qelisë, pasi ka gjetur mundësinë për të hyrë live në rrjetin social Instagram. Videot e bashkëbisedimit të tij me një vajzë po bëjnë xhiron e rrjetit në të gjitha rrjetet sociale.

Gjatë bashkëbisedimit, Cllevio Serbiano ka treguar tekstin këngës së re që ka krijuar nga qelia, ku fokusin si gjithmon e vendos tek tipi i tij "gangster".

Ai gjithashtu thotë se në burgun e Fierit e ka pritur "gjahtari i Vlorës", teksa shton më tej se në të njëjtin burg ndodhet dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe Kakamat e Vlorës. Cllevio tregon se Tahiri ka frikë nga qorrat e Vlorës.

Kujtojmë se pas disa ditëve në burgun 313 në kryeqytet, Tahiri u zhvendos në burgun e Fierit ku do të vuajë dënimin me 3.4 vite burg të dhënë nga Apeli i GJKKO-së për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Teksti i krijuar në qeli nga Cllevio Serbiano:

Gangon në terren, gjujts nga izolimi

Gango para gjykatës, s’di ça është rehabilitimi

Thyej masa të sigurisë, pi makiato te Blerimi

Parkohem aty te Stinzi, Kakam vetëbesimi

Te burg i Fierit më priti gjahtari i Vlorës

Pyete Arkimedin, kush është Lolonja Vlorës

Kakamat e Vlorës i kam këtu te sektori

Dhe Saimir Tahiri ka frikë nga qorrat e Vlorës.


Video