Beniada Nishani largohet nga Shqipëria, tregon arsyen që e "detyroi" të kthehet në Itali

17 June 2022, 20:18Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Beniada Nishani largohet nga Shqipëria, tregon arsyen që e
Beniada Nishani

Beniada Nishani është një nga modelet më të sukseshme shqiptare në Itali, por famën e mori gjatë realityshow "Big Brother Vip" ku fitoi zemrat e publikut me karakterin e saj dhe pozitivitetin që tregoi.

Pas eksperiencës së saj në BBV, Beniada u bë pjesë e botës së televizionit në Shqipëri, por ky ndryshim i papritur bëri që ajo të jetë larg familjes së saj, e cila jeton në shtetin fqinj, Itali.

Mirëpo siç duket Beniada ka vendosur të marrë disa ditë pushimi për tu rikthyer në Itali për të vizituar familjen e saj. Këtë gjë e ka lajmëruar vetë modelja përmes një postimi në rrjetet sociale.

"Edhe pak do nisem për Ravenna, me ne fund 4 muaj pa takuar familjen time." shkruan Beniada krahas fotos së saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Beniada Jakic (@iambeniada)


Video