Nga Blerim Destani te Sabiani, Ermal Mamaqi dhe Jonida Maliqi, kush janë VIP-at që ndoqën si publik koncertin e Noizyt

15 August 2022, 10:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga Blerim Destani te Sabiani, Ermal Mamaqi dhe Jonida Maliqi, kush janë
VIP-at që e ndoqen si publik koncertin

Mbrëmjen e djeshme në sheshin "Nënë Tereza" në kryeqytet u mbajt koncerti i paralajmëruar "Alpha Show", i organizuar nga reperi Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku.

Shumë artistë të njohur shqiptar ndezën atmosferën me perfomancat e tyre, teksa pretendohet se janë shitur rreth 18 mijë bileta për publikun.

Por, përpos atyre që performuan në skenë, të shumtë ishin edhe VIP-at shqiptar që e ndoqën “Alpha Show-n” si publik.

Nuk kishte si të mungonte shoku i ngushtë i Noizyt, Blerim Destani i cili nga storyt në Instagram duket se e shijoi në maksimum koncertin. Të pranishëm ishin edhe Jonida Maliqi, Ermal Mamaqi, Sabiani, Eva Murati, Estela Ujka, Aleksia Peleshi apo edhe ish-konkurentja e Përputhen Ana Kauri.

VIP-at ndanë momente nga koncerti në Instastoryn e tyre, të cilat më pas u ripostuan edhe nga Noizy në shenjë respekti.



Video