VIDEO/ "Tek ky shesh jemi zënë 13 vite më parë", momenti kur Noizy dhe Stresi përqafohen në skenë

15 August 2022, 09:12Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ "Tek ky shesh jemi zënë 13 vite më parë",
Stresi dhe Noizy

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, ka mbajtur mbrëmjen e djeshme një koncert madhështor në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë të quajtur "Alpha Show", ku performuan një numër i madh artistësh të njohur shqiptar, por edhe të huaj.

Një prej atyre që u ngjit në skenë ishte dhe reperi Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi. Ky i fundit ka patur dikur konlikte të ashpra me Noizyn dhe shanin njëri-tjetrin me tekstet e këngëve, por tashmë janë pajtuar dhe kanë lënë mënjanë inatet e dikurshme.

Siç mund ta shihni dhe në videon e mëposhtme, në momentin kur Stresi është ngjitur në skenë nuk ka nguruar t'i japë një përqafim Noizyt dhe ta puthë atë në faqe.

Gjatë fjalës së tij, Stresi tha se tek ai shesh janë zënë me Noizyn për herë të parë, para 13 vitesh dhe sipas tij sot janë më të fortë se kurrë.

“13 vite më parë po tek ky shesh këtu jemi zënë për herë të parë dhe po tek ky shesh sot këtu jemi më të fortë se kurrë”, u shpreh reperi, deklarata e të cilit u prit me brohorima të mëdha nga fansat e tyre të flaktë.

 

Video