A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, muzikanti i grupit Bon Jovi, Alec John Such. Lajmin e ka bërë të ditur grupi i njohur përmes një njoftimi në mediat sociale.
Shkaku i vdekjes së John Such, mbetet ende mister.
”Ne jemi të lënduar kur dëgjojmë lajmin e mikut tonë të dashur Alec John Such. Ai ishte origjinal. Si një anëtar themelues i Bon Jovi, Alec ishte pjesë përbërëse e formimit të grupit. Për të qenë i sinqertë, ne gjetëm rrugën drejt njëri-tjetrit përmes tij, ai ishte një shok fëmijërie me Tico dhe solli Richie të na shihte të performonim”, thuhet në reagimin e grupit.
Kujtojmë që Bon Jovi, njihen më së shumti për hitin e tyre ”It’s my life”